Miresevini nė Website Caritas Dioqezan Sapa  |  "Mos e jepni lėmoshėn tuaj para njerėzve, me qėllim qė ata t'ju admirojnė; pėrndryshe nuk do tė shpėrbleheni te Ati juaj, qė ėshtė nė qiej".

Identiteti - Historia - Vlerat dhe Orientimet - Struktura  
       
                                         
 
          Caritas Sapa është anëtár i Konfederates Ndërkombëtare Caritas, i cili është një nga rrjetet më të mëdha humanitare në botë.

I themeluar në bamirësinë e Ungjillit, misioni i Caritas-it ka dy pika:

1. Caritas-i është i deleguar nga Kisha të ndihmojë njerëz në nevojë dhe të kthej dinjitetin e tyre njerëzorë, pa dallime politike, fetare ose bindje sociale.

2. Caritas-i kërkon që të kthej solidaritetin social në Dioqezën e Sapës, duke kurajuar individual që të përkrahin njeri-tjetrin dhe duke nxitur segmente të shoqërisë më të shëndosh që të ndihmojnë me shenja bamirësie.

   
 
      Organizata e Caritas-it është themeluar në vitin 1897 në Gjermani. Emrin e ka marrur nga fjala
Latine BAMIRËSI.
Në vitin 2000, Caritas-i Shqiptar themeloi Caritas-in Dioqezan të Sapës.
Me emrimin e Administratorit Apostolik Mons. Dod Gjergji po në vitin 2000, i cili aprovoi statutin e Caritas-it, dhe e emëroj si krahi social-baritor i Kishës.

Pak nga pak, për të njohur nevojat sociale, Caritas-i mbanë lidhje të vazhdueshme me famullitë në dioqezë.
                           
 
    Caritas është i themeluar në vlerat morale që përmban Ungjilli


Vlerat

Dinjiteti njerëzorë
Nëpërmjet aktiviteteve të saj, Caritas Sapa mundohet që t'u kthej të gjithë qënieve njerëzore dinjitetin e tyre. Kujdeset për të gjithë fëmijët e Hyjit – të burgosur, migranta, fëmijë dhe të rritur, pa dallim atësie fetare.
Sepse Caritas-i lufton të gjitha format sociale diskriminuese dhe përjashtuese, ja shtrin dorën çdo kujt që ka nevojë për ndihmë.

Preferenca për njerëzit e varfër

"Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët, isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më vizitonit, isha në burg dhe erdhët tek unë". Caritas Sapa i përgjigjet thirrjes së Ungjillit duke ndihmuar me dhembshuri të gjithë të varfërit.


Solidariteti

Caritas Sapa përpiqet të ushqej solidaritetin social midis popullates së Dioqezës së Sapës. Sfidon çdo lloj shtrese në mënyrë që të krijojë një shoqëri më të drejt, më të mirë duke kurajuar njerëz që të bashkohen dhe të ndajnë me të tjerët.

Transparenca

Caritas Sapa u siguron të gjithë kontribuesve dhe donatorëve transparencë të plotë. Raportet gjysëm vjetore reflektojnë ndërgjegjshmërinë dhe përgjegjësinë e Caritas-it përballë Kishës, donatorëve të saj dhe përfituesve.


Kooperimi

Caritas Sapa është i lidhur ngusht në bashkëpunim me Caritas-in Shqiptar dhe të tjera organizata Katolike dhe qytetare, lokale dhe ndërkombëtare.

Ky lloj partneriteti merr forma të ndryshme, përfshirë ndihma financiare, sponsorizimi i projekteve, bashkëndarja e eksperiencave dhe informacioneve etj.


Orientimet

Caritas Sapa tani për tani përballet me tre situata:

1. Rritja e varfërisë në popullatën e Dioqezës së Sapës është për shkak të nivelit të ulët ekonomik. Gjatë 13 viteve të fundit, rënia ekonomike ka efektuar të gjitha shtresat sociale në Sapë. Përqindja e papunësia ka arritur rreth 80%. Si rezultat, kërkesat për shëndetin dhe asistencë shkollore po rriten shumë shpejt.

2. Me fillimin e demokracisë në Shqipëri dhe deri në vitin 2000 ku Caritas-i u themelua, duhet që të rifokusojë përpjekjet në projekte afat-gjate për zhvillim, ndërsa i përmbahet edhe programeve emergjente për njerëz në nevojë urgjente.

3. Caritas duhet që të punoj me profesionalizëm dhe me efikasitet në mënyrë që të ndihmojë njerëzit dhe t'u plotësojë nevojat që zhvillohen duke përdorur burimet e kufizuara të organizatës. Atëherë mund të themi se organizata ka filluar ristrukturimin e saj.

 
 
    Caritas Sapa përbëhet si më poshtë:

President Mons. Dod Gjergji

Drejtor i Caritas-it Dioqezan Sapa Dom Simon Kulli

Sekretarë