Caritas-i
Shqiptar është një OJF e themeluar dhe e promovuar
prej Kishës Katolike në Shqipëri, ku aderojne bashkëpunëtorë,
rregulltarë dhe shekullarë. Ka filluar së ekzistuari
në fillim të viteve ’90, e stimuluar dhe si shprehje
e lehtësimit të nevojave për të dalë nga
varfëria e skajshme e Shqipërisë. Forca motivuese
e Caritas-it Shqiptar, qëndron në dashurinë e Jezu
Krishtit për të varfërit. Shtrirja e shpejtë
në të gjithë territorin shqiptar, pa asnjë specifike
diferencuese ndaj përkatësive të njerëzve, e
ka bërë Caritas-in një OJF prestigjoze e të
mirënjohur nga Veriu deri në Jug të Vendit. Fillimisht,
me Seli u vendos në Rrugën “Bajram Curri”
dhe më pas në Rrugën e Kavajës (sot Ambulanca
“At Luigji Monti”).
Prej më se 8-të vjetësh u ndërtua Selia e re
në Rrugen “Don Bosco”, ku aktualisht, zhvillohen
të gjitha veprimtaritë drejtuese e koordinuese për
të gjithë territorin Shqiptar. Miratimi dhe njohja juridike,
prej legjislacionit Shqiptar, daton në Janar të 1993-shit,
ndërsa anëtarësimi me të drejta të plota
prej Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, u nënshkrua
me 1994. Me rivendosjen e ndarjes së rregullt të Dioqezave,
për lehtësim dhe operativitet të punës, Caritas-i
Shqiptar themeloi edhe degët e tija përkatëse, me
veprimtari konform kufijve Dioqezane. Nën vartësinë
e Caritas-it Shqiptar funksionojnë 7 zyra lokale: Caritas Tirana,
Caritas Shkodra, Caritas Pult-Bajza, Caritas Sapa, Caritas Lezhë,
Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi
në të gjithë Shqipërinë.
Në strukturat Caritas e me ndërhyrje të koordinuara
plotësisht, në Shqipëri, ushtrojnë veprimtarinë
edhe Caritas-et e huaja, si: Caritas Italiana, Caritas Austria,
Caritas Svicera, Caritas Gjerman, Caritas-i Francez, CAFOD, CRS,
Caritas Spanja, etj., roli i të cilave ka qenë shumë
i ndjeshëm. Si një Organizatë e drejtëpërdrejtë
e Kishes Katolike, ku ushtrohet karizma e frymës për ta
dashur të afermin ashtu si veten, në te gjitha nismat
e ndërmarra prej Caritas-it, spikat përshpirtëria
e krishterë. Falë kësaj përshpirtërie,
kjo Organizatë, në harkun 10 vjecar të punës
gëzon mirënjohjen dhe simpatinë nga i gjithë
populli, pa dallim feje, race, krahine dhe ideje. |