|
||
Historik i shkurter: Caritas-i Dioqezan Pult-Bajza eshte nder Caritas-et e reja Dioqezane
qe I ka fillimet e tij ne vitin 1999, me propozimin dhe iniciativen e
Caritas-it Shqiptar per ngritjen e Caritas-eve Dioqezane ne cdo Dioqeze,
respektivisht sipas dioqezave ekzistuese te Shqiperise. Ne vitin 2002 ky Caritas u zhvendos ne Bajze, ne ambientet e selise se Ipeshkvise Pult-Bajze, ku ne bashkepunim me Caritas-in Kombetar Shqiptar ka zhvilluar disa projekte kombetare. |
||
| Shtrirja gjeografike dhe vendndodhja Ky Caritas Dioqezan operon ne Dioqezen Pult-Bajza e cila nga pikepamja
gjeografike shtrihet ne Veri te Shqiperise, ben pjese ne rrethin e Malesise
se Madhe dhe ate te Shkodres. Terreni eshte 80% malo, me klime te ashper,
gje qe ben shume te veshtire jetesen per banoret e vendit. Ju mund te kontaktoni me ne ne adresen: Tel. 068 20 37 277 ose |
||
Administrata eshte e perbere nga
disa Sektore: |
||
·Caritas Dioqezan Pult-Bajze eshte i angazhuar dhe i perfshire ne te gjithe programet dhe projektet qe Caritas Shqiptar po zhvillon ne rang kombetar. Nder to permendim: § Projekti Rinor “
Rini Shqiptare, Kapitali i se Ardhmes”, Tetor 2002 – Qershor
2003, ne te cilin jane perfshire 4 Qendra Agregimi: Bajze, Hot, Kir dhe
Kastrat me ane te 6 mikroprojekte te paraqitura si: drame, kurse gjuhe
te huaj anglisht, kampe verore, etj., me pjesemarrjen e 600 te rinjve.
|
||
> Prioritetet i punes se Caritas Dioqezan
Pult-Bajza per te ardhmen mbetet ndihma per familjet me te varfera ne
menyra te ndryshme, qofte ne ndihme materiale, ndertim shtepi banimi,
zhvillime aktivitete formuese, aktivitete edukative, kurse trajnimi professional,
etj. |
||
VINI RE Deshirojme t’Ju informojme se, ne si Caritas
Dioqezan gjendemi perballe mungesave e kerkesave te perditshme te njerezve
sic jane: Duke qene se Caritas-i yne Dioqezan eshte strukture e re dhe ende nuk ka asnje partner tjeter bashkepunimi pervec Caritas Kombetar Shqiptar. E quajme si te domosdoshme ndihmen per te krijuar lidhje Binjakezimi me Caritas-e te tjera Dioqezane, ne menyre qe te na ndihmojne me eksepriencen dhe ekspertizen e tyre te forcojme strukturen e Caritas-it tone Dioqezan dhe te rrisim kapacitetin profesional per t’iu ardhur ne ndihme popullates se Dioqezes. |
||