Caritasi Dioqezan Durrës - Tiranë
Caritasi Dioqezan Durrës - Tiranë, u themelua në 1998 per t’ju përballur emergjencës “Kosavare” që gjatë luftës imigruan në Shqipëri, vend me shumë mangësi institucionale por që mundën ti mirëprisnin.
Grupi i punës i formuar që prej asaj periudhe nga Drejtori, një sekretare, nga një shofer që merreshin me sektorin social dhe shëndetësor, në fillim punoi për tu përballur me emergjencën Kosovare
Pasi mbaroi kjo fazë emergjente Caritasi ynë vazhdoi aktivitetin e tij në favor të popullit Shqiptar duke ndjekur një program të studiuar dhe aprovuar nga Arqipeshkvi i Dioqezës Imzot Rrok Mirdita.
Programi i vazhduar nga zyra e Caritasit Dioqezan Tiranë Durrës, përveç përballjes së emergjencave është përqëndruar në një pjesë të madhe mbi një projekt shëndetësor në avantazh të të sëmurëve që nuk mund të kurohen në Shqipëri dhe kanë nevojë për asistencë për të dalë jashtë Shqiperisë. Megjithatë nuk kanë munguar aktivitete të drejtpërdrejta me formimin e minorëve dhe bashkëpunimeve me Caritasin Shqiptar dhe Caritase të tjera të pranishëm në Dioqezë.
 

 
FOTO E QENDRES
       

SITUATA AKTUALE

Muajt e parë të asistencës së Caritasit Dioqezan nën drejtimin e P. Flavio Medaglia, kanë njohur një mundësi mbështjeje në fushën ekonomike falë kontributeve për personelin dhe administrimin që janë ofruar nga fondi i solidaritetit të Caritas -ve Evropiane deri në 2001. Kjo pjesëmarrje është ndërprerë dhe kohët e fundit Caritasi ka vazhduar të funksionojë falë dhurimeve dhe ofertave të vogla. Me ardhjen e Drejtorëve të rinj situata ekonomike shfaqet totalisht e dobët aq sa dyshohet mundësia e vazhdimit dhe drejtimit të inisiativavave “Caritas” tashmë të konsoliduara dhe të një rëndësie të madhe.
Deri me datë 2 shtator 2003 Caritasi Dioqezan zhvillonte aktivitetin e tij pranë Caritas – it Shqiptar, duke mos paguar shpenzime qiraje, drita dhe ujë, por tashmë është krijuar një strukturë e qëndrueshme për Caritas Dioqezan Durrës – Tiranë në ambientet e ofruara nga Arqipeshkvi brenda strukturave të Arqipeshkvisë. Zyrat na lejojnë një fizionomi dhe mundësi më të shumta veprimi në punën tonë dhe veçanërisht në fushën shëndetësore.

Përveç avantazheve të pamohueshme, sot Caritas-i Dioqezan përballet i vetëm me shpenzimet administrative si: energji elektrike, ujë i pishëm, mirëmbajtje të ambienteve dhe mjeteve te punës, pagesë personel pastrimi dhe roje, tre te rinj te punësuar: një segretare për administrim, një sekretare për marrëdheniet me jashtë, një shofer.
E gjithë kjo të bën të mendosh se kjo strukturë për shërbimin e të varfërve të mund të jetë e qëndrueshme.

DREJTOIRESHA MOTER SOFIA
 
ADRIANA
 
NEVILA
 
IGLI
 

AKTIVITETE NË VAZHDIM

1. ZHVILLIMI I SEKTORIT SHENDETESOR

Shqipëria është një vend që ndjen akoma një ç’organizim të fortë dhe pamjaftueshmëri të asistencës shëndetësore. Ka një mungesë të mjeteve diagnostikuese dhe terapeutike që bën të pamundur diagnostikimin, mjekimin ose ndërhyrjet kirurgjikale në një gamë të gjërë sëmundjesh, duke i dhënë një vdekje të sigurtë personave të prekur nga këto sëmundje.
Për këtë Caritasi Dioqezan Durrës – Tiranë i ka kërkuar Krahinave italiane një ndihmë dhe falë vendimeve të disa prej tyre si:
· Regione Emilia Romagna
· Regione Toscana
· Regione Lazio
· Regione Marche
· Regione Potenza
Që garantojnë kurimin falas për të sëmurët e huaj.
· Kardiopatik
· Ortopedik
· Leuçemik
· Tumoral
Në strukturat shëndetësore italiane Caritasi Dioqezan angazhohet të kujdeset për të sëmurët që kërkojnë këtë shërbim dhe veçanërisht minorenët.
I gjithë ky aktivitet ka kërkuar dhe kërkon kontribute të jashtme në strukturat shëndetësore italiane.

2. MBESHTETJA E KERKUAR

Ne si Caritas po vlerësojmë mundësinë e vazhdimit ose jo të shërbimit të këtij sektori meqënëse që nga shtatori është i pambuluar nga shpenzimet. Nëse nga njëra anë paraqitet si një shërbim me vlerë të madhe dhe një dëshmi të dukshme të dashurisë së krishterë, nga ana tjetër gjendemi në pamundësinë e përballimit të çmimeve që arrijnë shpenzimet telefonike, shpenzime kancelarie, shpenzime karburanti dhe konsumim i makinës për të shkuar në spital apo në shtëpitë e fëmijëve, shpenzime për pritjen e mjekeve që vijnë në Shqipëri për të vizituar dhe për të na dhënë një mendim më profesional për fëmijët të cilët do të mund të operohen në Itali.

Na kanë mbështëtur për një vit Caritas – i i Padovës, Vicencës, dhe miq ...../
Për të vazhduar këtë shërbim kërkohet një mbështetje ekonomike nga zyrat e caritas-eve Dioqezane ose famullitare. (shiko bashkangjitur ne fund) Për çdo të sëmurë kërkohet një shpenzim prej 250 eurosh që shumëzuar për 60 raste korrespondojnë në një fond prej 15.000 eurosh në vit.
Caritasi Dioqezan kërkon mbështetjen Tuaj.
Të sigurtë në mbështetjen Tuaj falenderojmë, përderisa fëmijët do të mund të kthehen në vendin e tyre me një jetë të re dhe duke shpresuar që shumë shpejt do të mund të kurohen në vendin e tyre pa pësuar trauma të shkaktuara nga një botë krejtësisht ndryshe dhe nga vazhdimi i kërkimit të lëmoshës.

3. ZHVILLIMI I SEKTORIT SOCIAL

Është një aspekt kryesor në aktivitetin kishtar shqiptarë në të cilën Caritas-i ynë është angazhuar.
· Në Tiranë kemi hapur një Qender Sociale formimi për fëmijet e rrugës mbështëtur për një vit të parë nga Caritas St. Poelten. Do të vazhdojë për tre vjet nga të cilët dy vjet do t’i mbështesë Caritas St. Poelten dhe Renovabis. Jemi të pambuluar për një vit të tretë.

· Në Maminas do të vazhdojë projekti me financime nga Caritasi i Sorrentos Castellammare për një Qendër ditore për fëmijët. Në projekt përfshihen këto kurse:

Gjuhë angleze
Gjuhë Italiane
Rrobaqepsi
Kurs Kompjuteri
Kopësht


· Ndryshe është bashkëpunimi me Caritas-in francez për zhvillimin e programit e animimit të të rinjëve. Caritasi Francez ka punësuar tre të rinj, të formuar nga vetë ato, që koordinojnë animacionin e fëmijëve në dioqezën tonë. Ky projekt ka vazhduar pas ikjes së caritas- it Francez dhjetorin e shkuar.

· Në disa fshatra të dioqezës kishim një projekt “Mbështetje vajzave të fshatrave” nëpërmjet kurseve:

Rrobaqepsi
Kurse kuzhine
Kurse gjuhe
Kurse kompjuteri
Kurse higjene


Gruaja sidomos në fshatra merret në konsideratë shumë pak, nuk frekuenton shkollën dhe është pré e trafikimit të qënieve njerëzore dhe për këtë arsye komunitetet rregulltare japin nëpermjet këtyre kurseve mundësinë e mbajtjes larg nga injoranca dhe rreziku.
Projekti për një vit është mbështetur nga Caritas Vicenza.
Aktualisht projekti nuk vazhdon për mungesë fondesh.

Çdo të premte paradite në Caritas zhvillohet Qendra e dëgjimit. Shpresojmë që me kalimin e kohës ky shërbim të ofrohet dhe në famulli, ndërkohë ne bëjmë qendrën e dëgjimit vetëm një ditë në jave për 4 orë në ditë me persona që kanë probleme nga më të ndryshmet. Vështirësia më e madhe e një dite dëgjimi është e lidhur me ambiente e Caritasit që janë shumë të vogla për kërkesat e punës sonë dhe mos mundesia e pagimit të një bashkëpunëtori tjetër i cili mund të kujdeset vetëm me Qendrën e Dëgjimit.
Kërkojmë një kontribut për t’iu përgjigjur të paktën situatave më të varfëra.

· Jemi në kontakt me Caritas-in Ambrosian për të hapur një qendër dëgjimi për të sëmurët mendor. Nëse kjo do të aktualizohet do të zhvillohet në një ditë tjetër, gjithmonë në Caritas nga një Doktoreshë e diplomuar ne Psikiatri.
· Caritasi Shqiptar ka vënë në dispozicion për çdo dioqezë disa fonde për rindërtimin e shtatë shtëpive në zonat e përmbytura. Caritasi Dioqezan është angazhuar në koordinimin e punës që herë pas here është ndihmuar nga dekani i zonës së përmbytur.
· Ka pak kohë që kemi hapur një dritare për birësime falë:
-CARITAS DIOQEZAN CAVA DEI TIRRENI
-CARITAS DIOQEZAN VALLO DELLA LUCANIA
kërkojmë mundësinë për të gjetur donatore te tjerë për të vazhduar birësimet.

4. BOTA RINORE UNIVERSITARE

Tirana një qytet i madh me mijëra probleme.
Nga veriu dhe jugu i Shqipërisë vijnë nga fshatrat dhe mbipopullojnë zonat e periferisë së Tiranës duke shpresuar në gjetjen e një jete më të mirë për fëmijët e tyre. Braktisin shtëpi dhe gjithçka që kanë për të ardhur në qytet. Jeta në Tiranë paraqitet e vështirë për arsye të papunësisë dhe çmimeve të larta të jetesës. Arrin të mbijetoje vetëm ai që ka fëmijët jashtë shtetit.

Ndër shumë probleme ekziston edhe ai i botës rinore univesitare.
Në Tiranë kemi të gjitha fakoltetet dhe shumë janë të rinjtë që i frekuentojnë ato. Vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe janë pre e disa rreziqeve të mëdha si prostitucioni, droga dhe alkoli.
Ekziston një zonë e madhe konviktesh ku mblidhen të gjitha këto problematika. Me disa bashkëpunëtorë kam gjetur gadishmërinë për të qenë e ndihmuar për realizimin e një projekti për të paktën dy apartamente në zonën universitare për të përfshirë një grup të rinjsh, t’i ndjekësh në një ecje shpirtërore dhe nëpërmejt tyre të hysh në këtë botë universitare. Fale ndihmës së Caritas-it të Vicences projekti vazhdoi për një vit, por aktualisht kërkojmë fonde për të vazhduar më tej.

AKTIVITETET QË DO TË ISHIN TË NEVOJSHME PËR CARITASIN

· NJË QENDËR SHUMËFUNKSIONALE KU CARITASI T’I PËRGJIGJET NEVOJAVE TË:
· NJË MENSE PËR TË VARFËRIT
· AMBIENTE PËR TË PRITUR VAJZA NË VËSHTIRËSI
· AMBIENTE PËR TË PRITUR FËMIJËT E RRUGËVE
· AMBIENTE PËR NJË ZYRË LIGJORE.
Caritas-i Dioqezan Durrës – Tiranë ka një territor shumë të gjërë për të cilin duhet t’i përgjigjet nevojave të panumërta.
Dioqeza është e ndarë në tre dekanate, gjithashtu janë dhe:
· 17 komunitete në dekanatin e Tiranës
· 12 komunitete ne dekantin e Milotit
· 13 në dekanatin e Durrësit
Kërkojmë që të mbahet parasysh hapësira territoriale dhe ju kërkojmë të na ndihmoni derisa Caritas Dioqezan Durrës – Tiranë mund të vazhdojë të ekzistojë DHE TË MUND TË MBIJETOJË