Veprimtaria e Caritas Shqiptar permes situatave emergjente

Shqiperia e këtyre 10-të viteve, pjesën më të madhe të kohës, e ka kaluar në situata krize dhe emergjencash, ndaj edhe veprimtaria e Caritas-it Shqiptar i është përshtatur vështirësive dhe nevojave të Shqiptarëve përgjatë këtij tranzicioni me dhimbje të mëdha.
Gjatë 10-të viteve, situatat emergjente kanë zënë thuajse të gjithë veprimtarinë e Caritas-ti Shqiptar, duke i lënë pak kohë në dispozicion për t’u shtrirë në projektet afatgjata të zhvillimit. Populli Shqiptar në këtë periudhe pati nevoja të mëdha të ndihmesës materiale, për t’u mbijetuar vështirësive, katastrofave, përmbytjeve, anarkisë sociale dhe pasojave të luftës së Kosovës. Në shërbim të lehtësimit të vuajtjes mbarëkombëtare të shkaktuar, nga faktorët e sipërpërmendur, Caritas Shqiptar në sajë të bashkëpunimit të Caritas-eve të tjera Kombëtare, falë humanizmit të popujve të Europës, solli në Shqipëri, gjatë këtyre 10-të viteve, 30204,1 ton ndihmë materiale.

   
Emergjenca Përmbytjet 1995-1996”

Shtator 1995-Janar 1996, përbën një periudhë kohore, gjatë së cilës zona të ndryshme të vendit, u ndeshën me dëmtime të rënda materiale. Kjo erdhi për shkak të ngarkesës së intensifikuar të fenomeneve atmosferike. Përmbytjet e herepashershme, shndërruan në gërmadha shumë shtëpi banimi, në raste të vecanta duke marrë edhe jetë njerëzish. Po ashtu, u vune re edhe fenomene djegjet nga rrufetë apo shembje të mjaft strukturave të amortizuara, që nuk ishin në gjëndje t’i bënin shirave të furishme shoqëruar me erëra. Për këtë pati një reagim të gjithanshëm e të shpejtë të misionareve, të cilët e ndjenë veten të pranishëm në fatkeqesitë e popullsisë. Kështu në një numër të madh rastesh, falë bashkëpunimit me Caritas-in Shqiptar u kryen ndërhyrje të menjëhershme, të cilat përfshinë jo vetëm shpërndarjen e ndihmave humanitare, por edhe ndërhyrje me programe zhvillimi. Caritas Shqiptar, menjëherë pas vlerësimit të situatës, në bashkëpunim me të gjithë bashkëpunëtorët e tij brenda dhe jashtë Vendit, iu përgjigj situatës së vështirë dhe komplekse duke aktivizuar programet e zhvillimit

              
Veprimtaria si përgjigje ndaj situatës së krijuar nga Emergjenca e Përmbytjeve 1995-1996

Tipologjia e projekteve:

Ndihma, rehabilitime & rikonstruksione të shtëpive të dëmtuara, rehabilitim i ekonomisë shtëpiake të dëmtuar, asistencë

Vendodhja:

Shkodër, Lushnje, Krujë, Lac, Durrës, Lezhe dhe të gjitha zonat ku u ndjenë pasojat e përmbytjes.
Komente:
Pas ndihmesës së përqëndruar të 1995 në përgjigje të nevojave emergjente, viti 1996 përcaktoi fazën rindërtuese.

Programe dhe Projekte të zbatuara si përgjigje ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga Emergjenca e Përmbytjeve 1995-1996

Rindërtimi i 47 shtëpive në Malësinë e Madhe, Lushnje, Lezhë, Shkodër, Durrës
Gjendja e rënduar e spitaleve si Materniteti i Tiranës, Materniteti i Kamzës, Spitali Psikiatrik, Qëndrat Shëndetësore në Ishëm, etj., ndikoi investime fondesh të konsiderueshme për të përmirësuar jetesën e pacientëve.
Asistencë ushqimore e veprimtari argëtuese akorduar: azileve të pleqve në Kavaje, Durres, Tiranë; shtëpive të fëmijevë jetimë e me aftësi të kufizuara: në Durrës, Shkodër, Tiranë. Përfituan 378 persona në një periudhe kohore 300 ditë asistence.
Programi per Ndërtimin e Shkollave në Malësinë e Madhe
Programi për Ndërtimin e Urave të Vogla
U zhvillua një program bujqësor-blegtoral me fonde të qarkullueshme për të ngritur e fuqizuar prodhimin në dobi të ekonomive familjare fshatare (me shtrirje të gjerë)

Kriza Sociale (Rënia e Firmave Piramidale) 1997-1998

Ndërhyrja e Caritas Shqiptar, për të kapërcyer vështirësitë e krijuara nga rënia e firmave piramidale.

Asistencë me ilace, pajisje e mjete spitalore në spitalet e ndryshme të vendit për të përballuar gjëndjen e paqëndrueshme në Vend
Asistencë nëpër shtëpitë e femijëve jetimë, handikapatët si dhe azilet e pleqve, me ushqime, ilace dhe kontribut të drejtëpërdrejtë nga misionarët dhe bashkëpunëtorët Caritas.
Ardhja e kiteve të mëdha mjekësore nga Gjermania dhe programi i shpërndarjes nëpër spitalet dhe entet shëndetësore shtetërore nga Caritas Shqiptar. Ndërhyrjet e kryera në këtë kuadër arritën në shifrën 47 ndërhyrje në Spitale dhe Qëndra shëndetësore, ku u siguruan 567 ditë asistence mjekësore.
Promivimi i një programi të ndihmës për ngritjen e ekonomive të vogla familjare me anën e fondeve të qarkullueshme.
Zbatimi i 400 mikro-projekteve duke ofruar punë riparuese për përmirësimin e infrastrukturës së shkatërruar, dha gjithashtu mundësinë për të punësuar popullsinë e dëmtuar.
Donatorë:
Caritas Italiana, Caritas Austria, Caritas Germany, Caritas France, Caritas Spain, Caritas Japan, CORDAID, Caritas Belgium, Caritas Switzerland, Caritas Meksiko, Caritas Luxembourg, Caritas Hong-Kong, RENOVABIS, Donatore te tjere private, etj.

Emergjenca e Kosovës 1999

Fillimi i situatës Emergjente dhe përgjigja e Caritas Shqiptar

24 Mars 1999 – mbërritja e të larguarve të parë nga Kosova
29 Mars – Caritas-i i pranishëm në rrugët e hyrjes në Morinë dhe në Kukës. Don Antonio Sciarra me një grup vullnetarësh shqiptarë jep asistencën për refugjatët e parë
30 Mars - Caritas Internationalis; Thërret në një mbledhje urgjente në Zyrih Grupin Drejtues të Ballkanit, që të merrë masat e emergjencës së shkallës së parë, për të përballuar fluksin e madh të njerëzve që po hynin në Shqipëri dhe Maqedoni.
31 Mars– Caritas Shqiptar në Kukës; 24 orë shërbim në Vend.
31 Mars– Mbërritja e ndihmave të para humanitare
23 April - Zyra e UNHCR ne Tiranë raporton 350.352 persona të pranishëm në Shqipëri, prej të cilëve 200.000 rrefugjate të strehuar në familjet shqiptare

EMERGJENCA E KOSOVES NE BAZE TE SHIFRAVE 1999

Puna u organizua prej
8 431 vullnetarësh dhe aktivistesh  Të asistuar në total 70 000 rrefugjatë, prej të cilëve: 50 592 persona të asistuar me ushqime dhe strehim 13 851 persona të asistuar me aktivitete shkollore për fëmijët e tyre  4 322 persona të asistuar për të ritakuar familjarët e tyre

       
EMERGJENCA “BORA 2002”

Të asistuar 850 familje të izoluara nga dëbora.
 Miell  99,66 ton
 Oriz  19,10 ton
 Makarona  25,18 ton
 Vaj  5,374 litra
 Kripe  3,7 ton
 Sheqer  12,62 ton

EMERGJENCA E PERMBYTJEVE – SHTATOR 2002

Rezultatet përfundimtare të asistences së dhënë nga Caritas Shqiptar, familjeve të dëmtuara nga permbytjet e 2002, mund të permblidhet në këto shifra:

4962 FAMILJE TE ASISTUARA
- 100 familje të asistuara me ushqime të ngrohta, të pregatitura pranë një kuzhine të levizhme në Lezhë
- 1949 familje të asistuara me pako ushqimore familjare
- 2913 familje të asistuara me ushqim për kafshët, farëra dhe fidane, dhe me kafshë shtëpiake
- 61 familje të cilave iu rindërtua shtëpia e dëmtuar

173.3 TON USHQIME PER FAMILJET të shperndara në total për të gjithë periudhën e emergjencës:
200 TON USHQIM për KAFSHET, FARERA BUJQESORE shpërndarë ne vendodhjen e fermerëve dhe të përdorura për rimëkëmbjen e të mbjellave sezonale
313 DERRA dhe LOPE të shpërndara tek familjet që kishin humbur gjënë e gjalle
17.000 FIDANE PEMESH FRUTORE të shpërndara tek fermerët dhe të përdorura për rimëkëmbjen e fidanishteve të dëmtuara:
63 Shtepi janë rehabilitur ose rindërtuar nga kryetarët e familjeve me mbështetjen e komunitetit lokal dhe me materialet e ndertimit të siguruara nga Caritas Shqiptar

NDIHMA HUMANITARE TE SHPERNDARA NGA CARITAS SHQIPTAR GJATE 10-te VJETEVE TE AKTIVITETIT

Përmbledhja e ndihmave arriti ne 30 205.1 ton, prej te cilave:

1.Ushqime dhe veshje 22 858.5 ton
2.Makineri te ndryshme 152 ton
3.Materiale mjekesore & pajisje 150.4 ton
4.Materiale ndertimi 2 567 ton
5.Te tjera 4 477.2 ton