|
DISA INFORMACIONE BAZE MBI GRUAN SHQIPTARE
I. SITUATA E GRAVE NE SHQIPERI
> GRATE
në Shqiperi përfaqësojnë 50,1% të popullsisë.
>
890.000 gra jetojnë në zona rurale.
>
100.000 gra jetojnë në vende të populluara në
më pak se 10.000 banorë.
> Mesatarja
e fertilitetit është në rënie e sipër
:
· nga 7 fëmijë në 1960
· në 3 fëmijë në 1995
· në 2 fëmijë në 2001.
> Mosha mesatare e grave për
martesë është 23 vjeç
> Çështje
që kontribuojnë në ndryshimin e familjes shqiptare:
1. Rritja e familjeve me një prind, per shkak te emigrimit
te kryefamiljarit dhe/ose rritjes se numrit te divorceve
2. Zvogëlimi i vetë familjes.
PROJEKTI VAJZAT-NENA DHE GRA NE VESHTIRESI
SOCIALE-EKONOMIKE
Projekti “Vajzat Nëna” lind më 1998 si
vazhdim i kujdesit të disa organizmave donatorë të
Kishës Katolike ndaj situatës së brishtë të
shtresës shoqërore shqiptare e kryesisht për disa
ngjarje, fatkeqësisht ende aktuale, që lidhen me grupet
më të pafuqishëm të popullatës vendore,
gratë e fëmijët.
Për sa i përket veçanërisht vajzave-nëna
ose vajzave të kthyera në Atdhe si rrjedhim i masave
marrë nga qeveritë e huaja për t’i përzënë
nga Vendi i tyre, vështirësitë më të
mëdha të rifutjes në realitetin e bashkësisë
së vet e/ose familjes përkojnë me skemat kulturore
të kuptimit të nderit dhe mentalitetit patriarkal në
shumë zona të Vendit, e mbi të gjitha në ato
rurale. Në këto vise, gruaja dhe fëmija përfaqësojnë
shtresat më të pafuqishme dhe janë pronë e
burrit, pa marrë parasysh ndjenjat e dashurisë, duke
mos qenë në këtë mënyrë as të
mbrojtur e as të mirëpritur.
Në rast shtatzanie e/ose profesioni të turpshëm
shpesh vijon aborti pranë qëndrave shëndetësore
private pa skrupuj (ndonjëherë me dërgues të
ndryshëm legalë edhe ndërmjet institucioneve publike),
ose vajza me fëmijën mohohen. Janë verifikuar edhe
raste të shumta vrasje vajzash nga ana e familjarëve.
Mentaliteti kolektiv është ngurrues për të
mirëpritur atë që ka vepruar kundër ligjeve
dhe traditave të shekujve (kodi zakonor Kanun). Si rrjedhim
pasojat janë vështirësitë objektive për
të gjetur strehim, mbështetje morale, punë: me
pak fjalë një rifutje e rifillim normal të jetës.
Kësaj i shtohet frika e personit ndaj hakmarrjes së
egër, shqetësimit se mos rrëmbehet e detyrohet
të pësojë sërish të njëjtin shfrytëzim.

QELLIMI KRYESOR
I KETIJ PROGRAMI
Favorizimi i integrimit
ose i promovimit të vajzave-nëna dhe grave në vështirësi
sociale, familjare dhe ekonomike, në momentet e rrezikut
social, situatës globale.
Metodologjia e ndjekur
per mbarevajtjen e ketij Programi
- Anonimiteti: identiteti, dokumentacioni financiar
e i çdo lloji janë rreptësisht të rezervuara
për motive sigurie
- verifikimi: kërkesat dhe efektiviteti
i vërtetësisë së situatave të vajzave
verifikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë
falë një filtri të dyfishtë
- barazia: vlerësohet me vëmendje çdo
sinjalizim pa dallim gjinie, përkatësie fetare, preferencash
apo arsyesh të tjera;
- përgjigjja: veprohet per plotesimin e
nevojave të domosdoshme të mbështetjes morale e
materiale, duke gjetur strehim, duke garantuar anoniminë,
dinjitetin e personit, duke ndihmuar për sigurimin e dokumentave
e çertifikatave, shërbimeve shëndetësore
e shoqërore, lidhjeve dhe miqësive;
- vazhdimësia: verifikohen periodikisht
nevojat, përmirësimet, duke këshilluar nga afër
e duke qenë të pranishëm në zhvillimet e situatave
personale;
- promovimi njerëzor: ndërhyrja në
kohë ka synuar ta nxisë e ta çlirojë personin,
duke e përfshirë atë dhe duke shmangur ndërhyrjet
karakteristike atërore apo asistence të panevojshme;
- gjithpërfshirja: aktivitete të tjera
kryesore të Caritas-it Shqiptar kanë lejuar përmirësimin
e kujdesit ndaj vajzave-nëna: marrëdhëniet me Institucionet
e aktivizimin e tyre, me OJQ që i përgjigjeshin qëllimeve
të ndërsjellta të Kishës Katolike, me organizma
ndërkombëtare (ICMC dhe Rrjeti Caritas). Prania e shërbimeve
psiko-sociale lejoi një mbështetje jo indiferente për
të tjerë.
- lidhja e brëndshme: aktiviteti vazhdon
ne bashkepunim te ngushtë dhe nën sinjalizimet e referimeve
shoqërore të Caritaseve Dioqezane, përfaqësues
të 7 dioqezave shqiptare (Shkodër, Sapë, Pult,
Lezhë, Rrëshen, Durrës Tiranë, Jug).
Aktivitete te ndryshme:
- Strehimi ne prane qendrave te sigurta
- Perkrahja me ane te sherbimeve te ndryshme: mjekesore-sanitare;
psikologjike, juridike, morale
- Asistence ekonomike dhe materiale
- Vizita familjare
- Pregatitja e materialeve edukative
- Formime profesionale
- Intergrimi ne shoqeri; angazhimi ne pune
|