5 VJET TE SHPREHURA ME 5 FJALE
Reflektim mbi mandatin e parë si Drejtor i Caritas-it Shqiptar.
1. Faleminderit.
Nuk gjej dot fjalë të përshtatshme për ta shprehur ndjesinë time për të falenderuar dhe shprehur mirënjohjen time të thellë për të gjithë Ju Ipeshkvinj të Nderuar, dhe në mënyrë të veçantë për Imzot George Frendon me të cilin pata fatin e madh të ndaj këtë përvojë, që pa hezitim, do ta quaja të jashtëzakonshme. “Faleminderit” është një fjalë e madhe që na kujton Krishtin në darkën e fundit.“Pastaj mori bukën, u falenderua, ...” Luka (22, 19-20). Nuk mund të mos i referohem kësaj fjalë të Krishtit e cila përbën thelbin e kremtimit të Eukaristisë. Jam përpjekur, me gjithë kufizimet e mia, që kjo fjalë të udhëheqë gjithë punën time gjatë këtyre 5 viteve. Ajo që ishte e jashtëzakonshme kishte të bënte me faktin se kalova nga “etika” si spekullim filozofik e akademik, me punën që bëja si pedagog në universitet, tek “etika” pranë njerëzve në nevojë.Me shume...