JA slide show
 
Caritas Shqiptar ndihmon fëmijët e mbetur jetim në Tragjedinë e Gjegjanit.

 

 Me anë të kësaj komunikate për Shtyp Caritas Shqiptar së pari dëshiron të shprehë ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të kësaj tragjedie.

 Ashtu si dhe në fatkeqesi e emergjenca të tjera edhe këtë herë Caritas Shqiptar sapo mori dijeni për lajmin u vu menjëhere në lëvizje për të gjetur mënyren më të përshtatshme për tu ardhur në ndihmë familjeve të viktimave që humbën jetën në aksidentin e rëndë.

 Për të lehtësuar sadopak dhimbjen e familjeve të prekura nga kjo tragjedi, dhe sidomos jetimëve, Caritas Shqiptar me anë të adoptimit në distancë do të ofrojë për këta fëmije ndihmën që do të konsistojë në një pagesë mujore për dy vite me radhë e cila do të kontribuojë në plotësimin e nevojave ekonomike te ketyre fëmijëve.

Gjithashtu jetimeve të kësaj tragjedie do tu ofrohet edhe asistencë psiko-sociale për ti ndihmuar të kalojnë traumën që tragjedi të tilla shkaktojnë.

Duke uruar që të tilla fatkeqësi të mos përsëriten shprehim edhe njëherë praninë tonë njerezorë pranë këtyre njerëzve në nevojë.

Tiranë, 20 korrik, 2010

                                                            Drejtori i Caritas Shqiptar

                                                            Dr. Albert P. Nikolla

 

Caritas News

Stop
Play

Projekte

Kush eshte on-line

Momentalisht kemi 10 vizitore ne linje

Per Ndihmen Tuaj

INTESA SANPAOLO BANK

Bank address:
Laprake,Tirane
Account holder:   
Caritas Shqiptar
Account.no:          
30473131801 (Euro)
30473131802 (Leke)
30473131803 (Dollare)

IBAN:
AL442081120400
00030473131801

SWIFT CODE:
USALALTR