| Programi vajzat - nenat |
|
|
|
|
There are no translations available. DISA INFORMACIONE BAZE MBI GRUAN SHQIPTARE.
I. SITUATA E GRAVE NE SHQIPERI > GRATE në Shqiperi përfaqësojnë 50,1% të popullsisë. > 890.000 gra jetojnë në zona rurale. > 100.000 gra jetojnë në vende të populluara në më pak se 10.000 banorë. > Mesatarja e fertilitetit është në rënie e sipër : • nga 7 fëmijë në 1960 • në 3 fëmijë në 1995 • në 2 fëmijë në 2001. > Mosha mesatare e grave për martesë është 23 vjeç > Çështje që kontribuojnë në ndryshimin e familjes shqiptare: 1. Rritja e familjeve me një prind, per shkak te emigrimit te kryefamiljarit dhe/ose rritjes se numrit te divorceve 2. Zvogëlimi i vetë familjes. PROJEKTI VAJZAT-NENA DHE GRA NE VESHTIRESI SOCIALE-EKONOMIKE Projekti “Vajzat Nëna” lind më 1998 si vazhdim i kujdesit të disa organizmave donatorë të Kishës Katolike ndaj situatës së brishtë të shtresës shoqërore shqiptare e kryesisht për disa ngjarje, fatkeqësisht ende aktuale, që lidhen me grupet më të pafuqishëm të popullatës vendore, gratë e fëmijët. Për sa i përket veçanërisht vajzave-nëna ose vajzave të kthyera në Atdhe si rrjedhim i masave marrë nga qeveritë e huaja për t’i përzënë nga Vendi i tyre, vështirësitë më të mëdha të rifutjes në realitetin e bashkësisë së vet e/ose familjes përkojnë me skemat kulturore të kuptimit të nderit dhe mentalitetit patriarkal në shumë zona të Vendit, e mbi të gjitha në ato rurale. Në këto vise, gruaja dhe fëmija përfaqësojnë shtresat më të pafuqishme dhe janë pronë e burrit, pa marrë parasysh ndjenjat e dashurisë, duke mos qenë në këtë mënyrë as të mbrojtur e as të mirëpritur. Në rast shtatzanie e/ose profesioni të turpshëm shpesh vijon aborti pranë qëndrave shëndetësore private pa skrupuj (ndonjëherë me dërgues të ndryshëm legalë edhe ndërmjet institucioneve publike), ose vajza me fëmijën mohohen. Janë verifikuar edhe raste të shumta vrasje vajzash nga ana e familjarëve. Mentaliteti kolektiv është ngurrues për të mirëpritur atë që ka vepruar kundër ligjeve dhe traditave të shekujve (kodi zakonor Kanun). Si rrjedhim pasojat janë vështirësitë objektive për të gjetur strehim, mbështetje morale, punë: me pak fjalë një rifutje e rifillim normal të jetës. Kësaj i shtohet frika e personit ndaj hakmarrjes së egër, shqetësimit se mos rrëmbehet e detyrohet të pësojë sërish të njëjtin shfrytëzim. QELLIMI KRYESOR I KETIJ PROGRAMI Favorizimi i integrimit ose i promovimit të vajzave-nëna dhe grave në vështirësi sociale, familjare dhe ekonomike, në momentet e rrezikut social, situatës globale. Metodologjia e ndjekur per mbarevajtjen e ketij Programi - Anonimiteti: identiteti, dokumentacioni financiar e i çdo lloji janë rreptësisht të rezervuara për motive sigurie - verifikimi: kërkesat dhe efektiviteti i vërtetësisë së situatave të vajzave verifikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë falë një filtri të dyfishtë - barazia: vlerësohet me vëmendje çdo sinjalizim pa dallim gjinie, përkatësie fetare, preferencash apo arsyesh të tjera; - përgjigjja: veprohet per plotesimin e nevojave të domosdoshme të mbështetjes morale e materiale, duke gjetur strehim, duke garantuar anoniminë, dinjitetin e personit, duke ndihmuar për sigurimin e dokumentave e çertifikatave, shërbimeve shëndetësore e shoqërore, lidhjeve dhe miqësive; - vazhdimësia: verifikohen periodikisht nevojat, përmirësimet, duke këshilluar nga afër e duke qenë të pranishëm në zhvillimet e situatave personale; - promovimi njerëzor: ndërhyrja në kohë ka synuar ta nxisë e ta çlirojë personin, duke e përfshirë atë dhe duke shmangur ndërhyrjet karakteristike atërore apo asistence të panevojshme; - gjithpërfshirja: aktivitete të tjera kryesore të Caritas-it Shqiptar kanë lejuar përmirësimin e kujdesit ndaj vajzave-nëna: marrëdhëniet me Institucionet e aktivizimin e tyre, me OJQ që i përgjigjeshin qëllimeve të ndërsjellta të Kishës Katolike, me organizma ndërkombëtare (ICMC dhe Rrjeti Caritas). Prania e shërbimeve psiko-sociale lejoi një mbështetje jo indiferente për të tjerë. - lidhja e brëndshme: aktiviteti vazhdon ne bashkepunim te ngushtë dhe nën sinjalizimet e referimeve shoqërore të Caritaseve Dioqezane, përfaqësues të 7 dioqezave shqiptare (Shkodër, Sapë, Pult, Lezhë, Rrëshen, Durrës Tiranë, Jug). Aktivitete te ndryshme: - Strehimi ne prane qendrave te sigurta - Perkrahja me ane te sherbimeve te ndryshme: mjekesore-sanitare; psikologjike, juridike, morale - Asistence ekonomike dhe materiale - Vizita familjare - Pregatitja e materialeve edukative - Formime profesionale - Intergrimi ne shoqeri; angazhimi ne pune |