Programi i te rinjve PDF Print E-mail
There are no translations available.

Veprimtaria e Caritas-it Shqiptar dhe inisiativa e tij me të rinjtë Sample image
Me hapjen e kufijve dhe vendosjes së mardhënieve dhe kontakteve ndërkombëtare, prioritetet baritore të Kishës Katolike në Shqipëri i kanë konsideruar të rinjtë si kapital i çmuar për kontributin në zhvillimin e vendit nëpërmjet standarteve më të mira në të gjithë aspektet e jetës: sociale, ambientale, ekonomike dhe etike.
Në vitin 2002, Caritas-i filloi një Program Kombëtar për përfshirjen e të rinjve në aktivitete sociale, kulturore dhe sportive në qendrat e agregimit të Caritas-it, duke iu ofruar alternativa për të luftuar indiferentizmin, pasivitetin dhe mungesën e shpresës për të qëndruar në Vend.
Një projekt i dytë i mbështetur nga CRS – nën fondin Strategjik të Mbështetjes – në 2004, të perqendruar në ngritjen e kapaciteteve të operatorëve të Dioqezave të Caritas-it (kryesisht të rinj) në manaxhim zyre dhe hartim projektesh.
Në vazhdim të punës për të angazhuar të rinj sa më aktivë në jetën sociale, po bëhet një hap i mëtejshëm nëpërmjet përfshirjes së të rinjve si promovues të ndryshimeve në komunitetin e tyre. Të rinjve do t’u jepen aftësitë e nevojshme në trasformimin e konflikteve, ngritje të kapaciteteve në staf, vullnetarizëm si dhe në ndërmjetësim, në mënyrë që të formohen grupe të rinjsh të aftë të ndryshojnë, të mbrojnë statusin e tyre, ose të paktën t’a përmirësojnë atë.

II. QËLLIMI I PROGRAMIT

Grupet Rinore Dioqezane të Caritas-it në Shqipëri do të luajnë një rol, që vepron në angazhimin e komuniteteve të tyre për të adresuar problemet sociale.

III. OBJEKTIVA


1. Caritas Shqipëri do të mobilizojë grupet rinore dioqezane që janë të koordinuara më mirë, nepermjet:
- Ngritjes se Grupeve Rinore Dioqezane dhe vënien e tyre në funksionim
- Grupeve Rinore Dioqezane të cilat do të përdorin mekanizma të rinj dhe më efektivë koordinimi
2. Angazhimi i Grupeve Rinore Dioqezane në mbrojtjen e inisiativave që adresojnë problematikat e komunitetit, nepermjet:
- Rinia Dioqezane të fuqizohet për të ndihmuar komunitetet e tyre në adresimin e problemeve që u përkasin.
- Grupet Rinore Dioqezane do të zhvillojnë dhe zbatojnë plane aktive për inisiativat komunitare.

3. AKTIVITETET qe do te ndihmojne realizimin e sukseshem te ketyre objektivave jane:
- Stabilizimi i grupeve rinore vullntarë, të cilët do të trajnohen dhe angazhohen rregullisht ne inisiativat e komunitetit si dhe në animimin social dhe aktivitetet me fëmijët në qendrat e Caritas-it.
- Takime koordinuese për Grupet Rinore Dioqezane, ku aktivistët e rinj mund të bashkendajnë eksperiencat e tyre, të njohin njëri-tjetrin dhe problematikat ekzistuese të komuniteteve të tyre të ndryshme, të njohin arritjet e njëri-tjetrit dhe krijimin e mundësive për shkëmbime ose për ndërhyrje të përbashkëta.
- Nxitja e të rinjve dioqezanë për hartimin dhe publikimin e një fletë-palosjeje, si një paraqitje e punës së tyre të përbashkët koordinuese, duke fokusuar mbi inisiativat rinore dhe profilet e ndryshme të të rinjve protagonistë. Kjo fletë-palosje do të përmbajë artikuj, informacione, raporte nga Dioqeza të ndryshme, do të publikohen histori njerëzore interesante si një mjet për të nxitur vetëdijen e publikut mbi atë pjesë të harruar të popullit shqiptar si dhe të tregojë mënyrën e suksesshme të shpëtimit të tyre falë grupeve rinore të Caritas-it.
- Rritja e kapacitetit te grupeve rinore për të nxitur komunitetet e tyre per te qene promovues te për ndryshimit, per te qene pjesemarres aktiv ne trajnime, per te dhënë ndihmen e tyre ne menyre vullnetare. Kjo do te realizohet nepermjet një seri sezonesh trajnimi të përqëndruara mbi tematikat e vullnetarizëmit, në transformimin e konflikteve, formim grupesh dhe propozime për zhvillim.
- Grupet rinore do të marrin pjesë në trajnimet për transformimin e konflikteve dhe në ndërtimin e paqes të organizuara bashkërisht nga CRS dhe Caritas. Proçedurat e ndërtimit të paqes do të ndihmojnë grupet rinore t’i prezantojë komunitetit problemet që shkakton dhuna si një plagë shoqërore dhe lehtësimin që do të sillte bashkimi në grupe komunitare për ta parandaluar atë së bashku.
- Grupet Rinore Dioqesane do të përfshihen në pregatitjen dhe hartimin e propozimeve për identifikimin e problemeve të komunitetit.
- Etj.
 

For Your Help

INTESA SANPAOLO BANK

Bank address:
Laprake,Tirane
Account holder:   
Caritas Shqiptar
Account.no:          
30473131801 (Euro)
30473131802 (Leke)
30473131803 (Dollare)

IBAN:
AL442081120400
00030473131801

SWIFT CODE:
USALALTR